Web & Mobile Application

SmartShopper është aplikacion për përcjelljen e çmimeve të produkteve të konsumit të gjerë në tregun e Kosovës.

Përdoruesit e regjistruar të aplikacionit kanë mundësi t'i shënojnë çmimet e produkteve gjatë apo pas blerjes, thjesht duke e skanuar barkodin e produktit me telefon mobil dhe duke shënuar çmimin dhe duke zgjedhur emrin e marketit nga lista.

Regjistrimi bëhet nga vetë aplikacioni ku nevojitet të shënohet emri dhe mbiemri, email adresa dhe fjalëkalimi (password).

Pas regjistrimit, në aplikacion zgjedhni nga menuja "Login" dhe shënoni email adresën dhe fjalëkalimin tuaj.

Si anëtarë të regjistruar keni mundësi të jepni vlerësimin tuaj për produktet e caktuara si dhe t'i regjistroni çmimet.

Aplikacioni bëhet më i dobishëm sa më shumë përdorues të regjistrojnë çmime të produkteve nga më të ndryshmet.

Stafi i SmartShopper përkujdeset që të sigurojë të dhëna mbi produktet e skanuara nga përdoruesit, dhe ato të dhëna t'i publikojë në Web sajt dhe aplikacionin mobil.

Në këto të dhëna përfshihen: emri i produktit, brendi, pesha, kategorizimi, etj.

Për një numër të produkteve ushqimore vendosen të dhënat mbi përbërësit dhe vlerat nutritive të produktit.

Stafi po ashtu përkujdeset për korrektësinë e të dhënave duke detektuar dhe larguar çfarëdo të dhënash të pasakta.

Së shpejti do të mundësohet që edhe vetë marketet t'i vendosin çmimet e veta, kështu që përdoruesit e aplikacionit të kenë informata të dorës së parë.

Ju do të mund t'i shihni çmimet edhe të atyre produkteve për të cilët ende nuk kemi të dhëna të plota, mjafton që atij produkti t'i jetë skanuar barkodi dhe t'i është shënuar çmimi nga ndonjë përdorues para jush.

Karakteristikat kryesore të aplikacionit:

  • Kërkim sipas emrit apo barkodit të produktit
  • Kërkim me skanim të barkodit nga telefoni
  • Vendi i origjinës së produkteve
  • Karakteristikat e përgjithshme të produkteve
  • Vlerësimet e konsumatorëve
  • Çmimet e përditësuara nëpër markete të ndryshme
  • Databazë në përditësim konstant
  • Çmimi: GRATIS

Aplikacioni aktualisht mund të shkarkohet për telefona me sistemin operativ Android, ndërsa së shpejti do të lansohet edhe versioni për iOS (iPhone).

Versioni më i ri për Android mund të shkarkohet nga

topButton